Lufta e Ballkanit

Franc Jozefi n’ divanhane:
Padishah, pásh jeten t’ ande,
Mos me t’ keq me i marrë Shqypatrët,
Mos me u lshue m’ qafë Pashallarët,
Qi me i prishë e kshtû me i çartë, 5
Si tash s’ voni i a ké hí
N’ at të mjeren moj Malcí:
Se, manà, kta po i’n do njerz,
Qi po i more teper terz:
Me shka m’ dán neshtrasha mue: 10
S’ kan me u pritë, jo, pa t’ trazue,
Pa t’ i qitë do t’ çame krejt.
Se ti kta dije prej mejet,
Fort per hajr, ndoshta, s’i ké.
E mâ lirë i shet se i blé: 15
Se as per hajr, drue, nuk kan lé;
Veç se, besa, sa per sherr
S’ ké per t’ gjet kund fis mâ derr.
Mâ kryekcyem e mâ belá.
Qi, ‘i grusht gjind e fukará, 20
Fytafyt kta me u perlá
N’daç me Krajl e n’ daç me Mbret,
Si t’ u kcejë aj zekthi i vet.
Këta sod lypín lirín,
Lypin t’ lirë me pasë Shqypnín, 25
E krejt m’ vedi me u sundue,
T’ huej’t mbas sodit jo m’ i u shtrue,
Pagë as t’ dheta me i pague,
E s’ kan faj; pse tash sa mot,
T’ thuesh, Shqyptarët lshue i ké pa zot; 30
E lshue u ké ti m’ qafë xhahilat,
N’ krye t’ vendit vû u ké katilat,
E as per t’ mjeren moj Shqypní,
Qi nder lufta per tý âsht shkrî,
Turk e i kshtênë, po, gjâ ndertue 35
S’ ké dér m’ sod; veç se rrenue,
Djegë e pjekë edhè shkretnue,
Me i u dhimtun minit n’ múr
E atij gjarpnit per nen gúr.
Prandej vetë kishe me thânë,40
Se s’ bân keq lirín m’ u a dhânë:
Asht mâ mirë me i pasun miq
E të lirë, se rob e anmiq;
Pse dishka edhè jam tue drashtë,
Se kta ‘i ditë kan me t’ u dashtë 45
Né mos sod sugure mot:
Dishka ndiej era barot…
Padishai n’ at harem:
T’ u ngjatët jeta, ‘or miku i êm,
Se, manà, mirë jé kah thue: 50
Ashtû m’ dán puna edhe mue.
Veç â ‘i hall, ‘or t’ u ngjatët jeta,
Se n’ Shqypní, të thuejsh, dý t’ treta
Të halís janë muamedan;
E prandej kjo punë nuk bân. 55
Pse edhè as dini nuk e ep,
Per pa pasë nji t’ madh gazep,
Nji zalldan, nji farë sikletit,
Me u shkepë turku ylqet t’ Mbretit
E me u ngrefë aj davlet m’ vedi. 60
Me gjith kta vedimvedi,
Mirë t’ u matë e per kadalë,
Do t’ a bâj pleqní ket fjalë,
Palè ‘i herë si mund t’ na dalë;
Se me u ngutë s’ e kam zanát. 65
Sa rrín Mbreti tuj u matë,
Tuj u matë e tuj u shmatë,
N’ at harem aj tue gerhatë:
Si tash s’ voni e ká zanát:
Fjala Carit ká shkue n’ vesh; 70
Edhè besa, ky hundlesh
Nji as dý nuk i a ká bâ,
Por t’ âsht ngrefë si katallâ,
E u ká bzá shkjeve t’ Balkanit:
Sod a kurr me i rá Sulltanit ! 75
Sod a kurr turkut me i rá,
Turk e Shkjá sod me u perlá;
Se per ndryshe jue Shqypnija
E per rreth Maçedonija,
Me sa turku ká terthore 80
Ktû n’ Europë, kan me u dalë dore.
Krajli i Nemces, nji kryetollë:
Nji kryetollë, por mendehollë
Ká çue fjalë Mbretit n’ Stambollë,
Shqyptarve me u dhânë lirín, 85
Zojë m’ veti me qitë Shqypnín.
E po duel Shqypnija m’ veti
Atjè n’ Beçë si po ishte njeti,
At herë ju, të gjith si jini
N’ at Balkan, per t’ ngelun kini 90
Me ka ‘i ngordhe n’ dorë, e mue
Hije t’ zezë kini me m’ lshue.
Me ndollë puna qi n’ ndo’i fshat
Epet zâni, se nper shpat
A se n’ fushë nper ndo’i gajush 95
Derr të eger ká pá kush,
Trup në kambë çohen fshatarët,
Rrokun armët, ndjellin zagarët,
E shoshojt tue lshue kta zâ, 100
Kan, me brimë e me haré,
Kah t’ jét dukë ajo shkerbé:
Kshtû Balkanasit atbotë,
Ndermjet vedi lidhë kta frotë,
Rrezga – bjezga m’ kambë janë çue, 105
Kan njeshë armët e janë shterngue:
Kan ngrefë top e mitraljoz,
Kan hjekë korsull e bajloz,
Ndermjetsí as peng nuk priten,
Veç se luftë Turkut i qiten. 110
Por as Turku nuk ndêj fjetë,
Me duer m’ í, me sý perpjetë,
Se aj per luftë po isht’ taravol;
Prandej erdh e t’ u shpervol,
Mlodh nizamin n’ Anadoll, 115
Bashkoi Llapë, bashkoi Harapë,
Toskë, Çerkez, e lkurazez:
Mrefi qordë, mrefi tagan,
E t’ i qiti n’ log t’ mejdanit
Per ballë Mbretneve t’ Balkanit.120
Manà t’ Zotit, morè vllá,
Po t’ kisht’ qitë shteku me pá
Se si ndeshë janë Turk e Shkjá,
Turk e Shkjá, si janë perlá:
Katallâ e malukat 125
Idhtë m’ shoshoqin çue lugat
T’ ishte dridhë, po, kmisha m’ shtat!
Kah rreh topi shpat e m’ shpat,
Kah vlon pushkë e mitraljoz
Ashtû ushtimë e vijanos: 130
E kambsí, e kalorí
Turr kah lshohet me furí,
Kush me shpatë kush me singí,
Tue vikatë, tue hallakatë,
Turk e Shkjá si e kan zanát,135
Marë Balkani ndezë â flakë.
Gjaku i nierit derdhet brrakë:
Tym e pluhun dynden njegull,
Nen kambë toka lkundet shrregull,
Thue po shamen qiell e dhé. 140
Me t’ ardhë keq, po, se ké lé!
Njani hapu, tjetri zmbrapu,
Shkjavi msýj, e Turku shtýj:
Shtýju, msýju, nzitu, lvitu,
Nzitu e lvitu e kacafytu, 145
kacafytu turk e Shkjá,
Fytafyt tuj u perlá,
Tuj u grî, m’dhamë tuj u shkye,
Shoq më shoq lamsh kaperthye,
Si ato bollat neper ferra: 150
A si atà derrat me derra,
Qi dermishen, e shkelvishen,
Tue i a dhânë m’ turîj e m’ dhâmë,
Kerleshë kreshten gjatë nji pllamë,
Mneret nieri me u ngrî m’ kamë. 155
Ashtû lufta idhtë tue vlue,
Qaj Bulgari fort u idhnue,
Dhamë e tmallë ç’ i ká kercnue,
Se edhè t’ madhe aj ç’ ká ulrue: 160
Hâni! burra, per n’ Stambollë!
Trima mrendë! Me dorë! Me dorë!
E si ‘i shkam, qi shkrepë prej s’ naltit
Të nji majes s’ gristë s’ ndo’i malit,
Me zhaurrimë, e shungullimë
Poshtë rrmores shamet turr, 165
E pod m’ pod, e curr më curr,
Tue balcue, tue u rrokullue
Landë e gúr shkon tue dermue;
Tue turshî shkon ledhe e gjí,
Dér qi s’ mrami me furí 170
Mos t’ plandoset kulihum
Kund m’ ndo’i prroskë a m’ ndonjí lum,
Tue dyndë skllafat n’ ajr per mnerë;
Idhtë Bulgari kshtû m’ at herë
Perzí gjak e perzí vnér, 175
Synin gacë zêmren batare
M’ Turk sulmue ká fulikare,
Lum per Tý, o i Lumi Zot!
Kúr janë ndeshun flakë e agzot,
Kúr janë ndeshë Turku e Bulgari, 180
Se ç’ âsht ndezë – o lufta zhari
Se ç’ ká vlue pushka m’ at hera
Se ç’ ká krisë zhurma e potera,
Vigma, brima, bumbullima,
Edhè plajmi me stuhí! 185
Rrebtë gjímue ká Deti i Zí,
Ká ushtue Beçë e Bukureshë,
N’ moh dý male si t’ i’ n ndeshë,
Ngasin, vrrasin Kapitanat,
Hingllojn kualt, turfllojn katanat, 190
Gjimojn topat e havanat,
Shprazen gjylet breshen lshue,
Si ajo rrfeja tue bumbllue,
Mêt e krés me t’ u dermue!
I u dha zjarmi Rumelís 195
‘Dhè prej flaket e stuhís
Ulurojn nierz e shkrebé,
Shamë rroposen rrash per dhé
Ledhe, pleme, fshate e tbâna,
Gjytetet janë bâ murana. 200
Me çilë bollat mrendë dikúr:
Edhe u dha atý nji zhumhúr,
Nji piskamë, nji vikame,
E njí erë, e njí poterë,
Vrrimë, e krísme, edhè zhaurrí, 205
N’ vend Balkani, thue, u turrshî.
Të varruemt, trinue per dhé.
Mbetë e lmekë, e ftyren zbé,
N’ hurdhë të gjakut t’ vet humue,
Píjt me dorë rreth tue ravkue, 210
Tuj u lvitë, randë tue livrue,
Si atà krymalesht m’ drû,
Se ç’ gerthasin, se ç’ piskasin,
Kualt katana m’ ta kah shklasin,
Kah të mathtat rrota t’ topavet 215
Angrra e trû larg u a sterklasin,
Tuj i a njeshun landve e krepave,
Me i u dhîmtë gurit e drûnit!
Kuq Marica gjaku s’ nieri
Leqe – leqe rrmen kurrnê; 220
Po vlon Tuna gjiri m’ gjiri,
Dyndet tymi nalt mbí rê.
Muzë âsht qiella; per nen kamë
Trandet toka e ushton nji gjamë,
Thue, termeti shungullues 225
Po shperthen angrrat e dheut.
Vapa e tymi terratues
Anë e kand kobshim mbertheu
Dy lutrâjt e rrebtë t’ Balkanit
Trim Bulgarin, Turkun t’ eger: 230
T’ cillt pa rrâ m’ at log mejdanit,
Pa i a nisë me u bâ atà fleger,
Nji bé t’ madhe po e ki’n bâ:
M’ qitáp Turku, m’ Kryq Bulgari:
Se gjallë pushken s’ ki’n m’ e prâ, 235
Per pa e ndezë Balkanin zhari,
Furrë gelqerje rreth e çark
Njani shojn pa vû perfundi
Pa i a vûmun shtjelmat m’ bark,
Shpirtin pa i xjerrë perdhuni! 240
Si dý rê qi ‘i natë dimnore,
Njana shkputë prej jugut fíll,
Turr lshue tjetra rribës verjore,
Vîn e ndeshen per nen qiell:
E kû t’ ndeshen nper ajrí, 245
Per mbas rrymet qi i ngarmon,
Si kulshedrat me furí,
Njana m’ tjetren rrebtë sulmon:
Edhè at herë, ashtû t’ u bue,
Flakë per flakë i a ep vetima, 250
Lvitë rrfeja tue vershllue,
Rreh permnershim bumbullima,
Ushton toka, gjimon deti,
Edhè brej, aha e çetina
Rriba e erës i rrmen me veti 255
Si ato coklat nper zallina:
T’ i a ep breshni edhè shtergata,
Shamen currat gjatë rrmoreve,
Prroje e shé nper gryka t’ thata
Gallamarde rrmejn fushoreve: 260
Kshtû Bulgari e Turku perlá,
Rrijn shoshojn tue e shtý pa dá,
Njani tjetrin n’ gjak tue e lá.
Plûhen, flakë e tym i zí
Rreth per çark i kà pershî; 265
E kah hapen me furí
M’ kambë shoshoqin per t’ perpî,
Pushka e topi edhè tue zí,
Kobshim qiella rrin tue ushtue,
Thue mbí tokë po don me u lshue, 270
Avra – avra ajo shperthye.
Kúr qe Turku erdh e u thye,
E u terhoq e u vû me kthye
Krejt lá m’ gjak e keq shemtuem,
N’ at Stambollë per t’ u ngujuem. 275
M’ shpinë Bulgari atbotë i u shtrî;
M’ pushkë e m’ top m’tê m’ nja tue shtî,
Dér n’ Çatallxhe qi ká mrrî,
Prej kah nieri per nen dorë
Lehtë hjedhë peshen mbrendë n’Stambollë. 80
Si nji lum qi, dalë prej amet,
Bjeshkve bora ortek kah shamet,
E lshojn prrojet e malcís,
Deperton gjthkah zallís:
Kshtû at herë Shkjau i u rras Shqypnís 285
M’ Kaçanik, e m’ Adrjatik,
Veleçik, e Salonik,
Tue ndrydhë vendin nder çapoj:
Vra, e pre, e lidh n’ vargoj,
M’ dajak gjinden per dhé shtroj, 290
Bâni plaçkë e trollit dboj;
Edhè lufta ashtû maroi.
Franc Jozefi kúr ká ndie
Se u rras Shkjau mbrendë n’ at Shqypní,
Se ç’ âsht mbushë aj me mëní, 295
Se edhè fort ç’ erdh tuj u idhnue
E as s’ u mat mâ as s’ u hutue;
Por çoi m’ kambë tetqind taborre,
Mirë e mrefi at shpat mizore,
Mrefi shpaten e mejdanit, 300
E u çon fjalë Shkjeve t’ Balkanit:
N’ krye t’ tetë ditvet, tue marrë dielli,
Prej Shqypnís me dalë ju filli:
A per ndryshe mirë t’ a dini
Se, per Zotin, m’ shpinë më kini, 305
E at herë s’ dij se ç’ bâj mbí jue.
Rregji i Itales fort âsht gzue.
Franc Jozefit fjalë ká çue:
Se edhè mue me vedi m’ ké,
Per t’ i rysun këtà Shkjé: 310
Këta slav, qi kan marrë krye,
Edhè m’ shpinë duen me na kcye,
Me na lânë t’ dyve pa sý.
Se as e mjera moj Shqypní
S’ ká kend mik as kumarí. 315
Qi me hî asaj zot me i dalë
Turrin Shkajut per me i a ndalë
Qi, i terbuem gjithmonë e i eger,
Po don sod m’ e bâ krejt fleger
Thue se aj zot âsht bâ m’ Europë. 320
Krajli i Inglizit se ç’ âsht vrâ;
Zâ t’ gjashtë Krajlave u ká bá:
Amanet, mos me pritue
Në London na me u bashkue,
Per me folë, me kuvendue; 325
Se Balkani âsht tym e njegull,
E po bân, prit, Zot! ndoj tjegull
Me na rá krés edhè né…
Prej Balkanit hajr nuk ké!